Lajme

Haradinaj: Ende zyrtarisht nuk e kemi marrë shkresën për shfuqizimin e Speciales

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 23 January 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i bëri sot Komunës së Ferizajt, ka folur për nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën Kryesia e Kuvendit dje ia propozoi Qeverisë.

Kryesia e Kuvendit dje ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e ligjit për dhomat e specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

Por, Haradinaj sot tha se ende nuk e kanë marrë shkresën dhe nuk e dinë njëherësh as përmbajtjen.

-Advertisement-

“Formalisht jo, por e di që na e ka dërguar. Por ende zyrtarisht s’e kemi marrë shkresën. Sekretariati i Kuvendit na çon neve. Ende nuk e dimë as përmbajtjen. E kam lut sot sekretarin tonë me shkuar me fol me sekretarin e kuvendit, me marrë jo zyrtarisht me pa çka na kanë dërguar. Procedurat e Qeverisë janë kështu. Kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim. Atëherë disa ministri po e japin mendimin e vet. Bazuar në atë mendim, Qeveria ka kalon mendimin Parlamentit. Në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti e ka në pronësi këtë mocion, pasi buron nga Parlamenti. Por, Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat, që parashihen në këtë rast”, tha Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë dje njoftoi se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores së Kuvendit, iniciativa iu ka dërguar për mendim Qeverisë. Qëllimet politike i kemi s’ka pas nevojë askush të dal nga mbledhja. Demarkacioni nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur. Do të presim ta procedojmë”, ka thënë ai. /kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera