Lajme

Haradinaj e thotë edhe para Speciales, nuk e njoh këtë gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 29 September 2020

Nënkryetari i OVL e UCK-së, Nasim Haradinaj  ka shprehur revoltën e tij edhe në seancën gjygjësore që është duke u mbajtur në Hagë.

Ai ka thënë se nuk e njeh këtë Gjykatë të cilët sipas tij deputetet e krijuan vetëm për të marrë pagat e tyre.

“Nuk njoh këtë Gjykatë, përkundër mandatin 5 vjeçar që ju ka jep Parlamenti jem, që ju ka skadu  me 2 gushtë. Ne jemi kundër kësaj Gjykatë, mirëpo faqezinjtë tan , deputetet për post te veta për paga te veta e kane kanë bo që ju me ja arrestu qytetarin me kindapu me sjellë këtu edhe pse ju ka skadu afati. Ju keni thy kushtetuen  e Kosovës”, ka thënë Haradinaj

-Advertisement-

Haradinaj u arrestua të premten në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Pos Haradinajt është arrestuar edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati. Ai pritet të dalë para gjykatës me datë 1 tetor në ora 15:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera