Lajme

Haradinaj: Dorëheqjet janë duke u shqyrtuar

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 30 November 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas dy ditësh  ka folur për dorëheqjen e katër kryetarët e komunave veriore.

Ai pasi ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, foli edhe për dorëheqjet e 4 kryetarëve të komunave veriore.

Haradinaj tha se këto dorëheqje nuk janë definitive dhe se janë duke u shqyrtuar.

-Advertisement-

“Dorëheqjet janë e drejtë e kryetarëve dhe e te zgjedhurve. Nuk e di a kualifikohen këto dorëheqje. Ato dorëheqje nuk janë ende definitive jemi duke i shqyrtuar”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se para disa ditësh, kanë dhënë dorëheqje Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan si revoltë ndaj vendimit të qeverisë për ngritjen e taksave në 100% ndaj produkteve serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera