Lajme

Haradinaj do ta themelojë Zyrën për Vlerat e Luftës, do të evidentohen dhe shënohen ngjarjet historike në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 05 October 2021

Flitet shumë për vlerat e luftës, por vetëm kaq. Nuk veprohet shumë institucionalisht. Komuna e Prishtinës tradicionalisht e ka neglizhuar këtë çështje, përkundër faktit se në komunën e Prishtinës janë rreth 70 dëshmorë, 400 invalidë dhe 3,500 veteranë të luftës.

Një veprim konkret për t’i ndihmuar çështjes së vlerave të luftës, që ndër vite është lënë pas dore në Prishtinë, mund të merret pas 17 tetorit.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, planifikon që ta themelojë dhe menaxhojë Zyrën për Vlerat e Luftës. Në programin e Haradinajt thuhet se kjo zyrë do të shërbejë për evidentimin dhe shënimin e ngjarjeve historike të kryeqytetit, si dhe për promovimin e personaliteteve të shquara të Prishtinës.

-Advertisement-

Haradinaj është kandidati i parë që vjen me propozim të tillë.

Në disa raste ai ka thënë ata dëshmorë që sakrifikuan për Prishtinën nuk meritojnë të harrohen.

Daut Haradinaj, ka një program voluminoz qeverisës. Qytetarët e kanë pranuar më së miri platformën e tij qeverisëse. Në takime të shumta dhe të shpeshta me qytetarët, Haradinaj ka rritur përkrahjen e tij dhe po e rritë në vazhdimësi.

Haradinaj po shihet si njëri prek kandidatëve kryesor që mund ta fitojë garën e 17 tetorit, kryesisht për arsye se ai premton qeverisje me vendimmarrje të guximshme në favor të qytetarëve banorë të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera