Haradinaj: Diskutuam mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit kombëtar
Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 05 July 2023
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka dhënë detaje për mbledhjen e kryesisë së partisë. Ai tha se Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm, sipas tij, “po e rrezikon ekzistencën e Kosovës”.
“Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tonë. Duke parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti, e si mundësi brenda demokracisë tonë, pra me vepru në parlament. Sot diskutuam edhe forma dhe veprime tjera potenciale për tu përballur me Kurtin, me qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për tu përballur me atë qe po vjen dhge situatat rajonale, disa trupave në kuadër të kryesisë qendrore këtu. Nuk do t’i japim krejt detajet”, tha ai.
Haradinaj tha se është diskutuar si opsion edhe krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar, që do të përfshinte të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Sipas bindjes tonë, nuk e kemi luksin me shku meniherë në zgjedhje, pra diskutuam si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, pra të unitetit kombëtar ku do të ishin të gjitha partitë, përfshirë edhe VV-në, pra të një qeverie të ardhshme pa Kurtin”
Sipas tij, kjo mundësi “do ta kthente Kosovën në normalitet në agjendën euroatlantike”.
“Është e pakuptimtë me u sjell normal në parlament më, pra të vazhdojmë me agjendë të zakonshme… Kohë më përpara kemi thënë se nuk është kohë e zakonshme, nuk është situatë e zakonshme, nuk mund të sillemi zakonshëm. Do të bashkëpunojmë me opozitën për qëndrimet tona në parlament, do të jemi bashkë, nuk do të ndahemi nga partitë tjera në një bojkot në parlament, por njëkohësisht në mundësinë e protestave dhe zhvillimeve tjera, pra ne vec kemi krijuar strukturat tona të brendshme për t’i përgjigjur situatave dhe rrethanave që vijnë”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...