Lajme

Haradinaj: Dhembja e masakrës së Rezallës, ende e freskët

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 05 April 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot 19 vjetorin e masakrës së Rezallës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se dhembja e kësaj masakre është ende e freskët dhe peshon rëndë në kujtesën e popullit tonë.

“Dhembja e masakrës së Rezallës, ende është e freskët dhe peshon rëndë në kujtesën e popullit tonë. Përherë do t’i nderojmë viktimat, sepse respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Përulem para kësaj sakrifice, përjetësisht! RH”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera