Lajme

Haradinaj dhe Pacolli, takime në Samitin Ekonomik në Londër

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 09 July 2018

Sot dhe nesër në Londër mbahet Samiti Ekonomik në mes të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Krahas liderëve të Ballkanit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv/kryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kryeministri Haradinaj pritet ta takojë sekretarin britanik të Mbrojtjes, Gavin Williamson, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në këtë drejtim. Gjate ditës Haradinaj do të ketë takim me deputetë të parlamentit britanik të Grupit të Miqësisë.

-Advertisement-

Ndërsa zv/kryeministri Pacolli në cilësinë e ministrit të Jashtëm do të marrë pjesë në forumin e hapur në kuadër të Forumit Ekonomik, krahas homologëve të tij nga vendet e Ballkanit, ku i pranishëm do të jetë edhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.

Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga rajoni, kurse temë e diskutimit është “Përmirësimi i perspektivës për të rinjtë e Ballkanit perëndimor”. Samiti ekonomik në Londër është pjesë e procesit të Berlinit dedikuar Ballkanit Perëndimor mbajtur në vitin 2014, pasuar gjatë viteve me takime të mbajtura në Vjenë, Paris e Trieste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera