Lajme

Haradinaj: Boll ma, ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti!

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 25 September 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të gjejë zgjidhje për grevën që po mbahet në arsim.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti”, ka shkruar ai, raporton Indeksonline.

Sipas Haradinajt, kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti!

Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura njē muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë! Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij.

Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!
Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!
Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi!
Boll ma!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera