Lajme

Haradinaj: Bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet 90 ishte arsye për fundosjen e Jugosllavisë – cili është sot qëllimi i qeverisë?

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 04 October 2022

Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se mos pagesa e mësimdhënësve tregon se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90 ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë, ndërsa që ka thënë se sot nuk e di cili është qëllimi i qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Mospagimi i mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie. Kjo po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim e rrënimin e çdo vlere në Kosovë.

Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90 ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë!E për sot nuk e di se cili është qëllimi i qeverisë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera