Lajme

Haradinaj-Blerim Rexha është hajn ordiner

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 07 March 2018

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës e ka quajtur hajn ordiner ish-kryetarin e bordit të Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexhën, shkruan Infokusi.com.

‘Janë shkarkuar bordi i AKA-së sepse ju kanë dëgjuar të gjithëve duke u ankuar për gjendjen në arsim, Blerim Rexha që po folni për të është hajn ordiner, sepse USAID është tëhekur prej Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit sepse kanë thën që derisa Rexha ëshët në këtë bord ne nuk kthehemi sepse është i korruptuar’, ka thënë Haradinaj.

Sot Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të jashtëzakonshme për shkak të përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë të Arsimit të Lartë (EQAR).

-Advertisement-

Ky përjashtim u bë rreth një javë më parë ndërsa diplomat e studentëve kosovare rrezikohen të mos njohjen ndërkombëtarisht./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera