Lajme

Haradinaj: Bardhoshi u harrua nga pushteti, por nga programi ynë për Prishtinën jo

Autori: Islam Morina 18:17 | 25 September 2021

Kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka qëndruar sot te njëri nga kandidatët për asambleistë të Prishtinës, nga fshati Bardhosh.

Haradinaj ka thënë se Bardhoshi i harruar nga pushteti do të përfitojë shumë investime me ardhjen e tij në pushtet, duke filluar nga çerdhet, parqet, qendra e kulturës e rehabilitimi i objektit ekzistues të Akademisë për këtë fshat, shkruan Gazeta Infokus.

Ai po ashtu ka thënë se do bëjë aktivizimin e ambulancës sepse ajo i plotëson të gjitha kushtet që të bëhet Qendër e Mjekësisë Familjare, sepse ofron shërbime për më shumë se 10 mijë banorë përfshi edhe shërbimet që ofron për Trudën, Milevcin, Sinidolin e Siqevën.

-Advertisement-

“Sot në Bardhosh te familja e kandidatit për asamble, Xhavit Ahmeti. Pritje e ngrohtë në këtë fshat të cilin pushteti e ka harruar.

Në programin tonë për Prishtinën, në Bardhosh parashihen shumë investime. Si në çerdhe, parqe dhe qendër të kulturës, rehabilitimi i objektit ekzistues të Akademisë për fshatin.

Aktivizimi i Ambulancës, e cila i plotëson të gjitha kushtet, do të bëhet Qendër e Mjekësisë Familjare, duke pasur parasysh se ka mbi 10 mijë banorë dhe po ashtu ofron shërbime për fshatrat përreth si; Truda, Milevci , Sinidolli, Bërnica e Siqeva”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera