Lajme

Haradinaj: Ata që po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 07 January 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se të gjithë ata që hartojnë skenar për destabilizim të Kosovës, do të përfundojnë me turp.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një rrugë për paqe.

“Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi”, shkruan Haradinaj.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Ata qe po hartojnë skenar të destabilizimit të Kosovës do të përfundojnë me turp

Kosova dhe Serbia nuk kanë rrugë tjetër përpos të merren vesh për të qenë secili zot në shtëpinë e vet!

Të gjithë ata që mundohen të gatuajnë skenarë të destabilizimit të situatës, e të cilët fatkeqësisht nuk jan pak, do të përfundojnë me turp.
Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi.

Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu.

Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera