Lajme

Haradinaj: Albin Kurti është shefi i të korruptuarve, do të përfundojë aty ku i përfunduan dostat

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 26 April 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për zhvillimet në KEK, ka thënë se partia në pushtet ka instaluar një model të ri të korrupsionit, atë të lidhjeve të shkurta.

Haradinaj ka thënë se kjo është bërë duke u vendosur “dostat” e kryeministrit nëpër ndërmarrje publike.

Madje, Haradinaj ka shkuar edhe më tej duke thënë se Kurti është “shefi i të korruptuarve” dhe se është i shantazhuar nga “dostat e tij”.

-Advertisement-

“Disa herë kam paralajmëruar rezikun e lidhjeve të shkurta si korrupsioni më i rrezikshëm për të cilin VV është përcaktu. VV ka apliku një model korruptim të lidhjeve të shkurta, i cili model si i tillë i del prej kontrolli edhe vendimmarrësve në VV. Po flasim për një model të veçantë, që quhet lidhje e shkurtë korruptive.

Kur një një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat e kryeministrit i  cili personalisht i ka intervistu këta. Vetë kryeministri del në foltore dhe i mbron. VV dhe vendimarrësit e tyre e i kanë si model lidhjet e shkurta për korrupsion.

Albin Kurti është shefi i të korruptuarve, është krijuesi i modelit të korruptimit lidhje e shkurtë- dostat. Ai ka besu që vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar. Tani nuk munden me dalë kundër dostave, tani duhet me dalë kundër prokurorëve. Kurti në seancën e Kuvendit ka mbrojtë njeriun e arrestum dhe jo prokurorin. A e dini pse? Se është i shantazhum prej dostave. Kjo sjellje e kryeministrit e tregon krejt kupolën e korrupsionit si korrupsion i lidhjes së shkurtë, ky korrupsion ka emër – Albin Kurti. Një ditë do të jesh edhe ti me dosta nëse i mbron ata. Ndaju sot sa nuk është vonë, me shpëtu edhe demokracinë tonë e sistemin tonë shoqëror”, tha Haradinaj në seacnën e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera