Lajme

Haradinaj: Akuzon Çitakun për përkeqësimin e raporteve me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 04 March 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj përsëri ka folur sot për Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ai ka thënë se ka dyshime që Çitaku nuk e ka paraqitur situatën reale para Uashingtonit zyrtar.

“Ambasadorja në raste të caktuara e ka paraqitur shumë mirë interesin e vendit. Kur kemi keqkuptime me Washingotnin ka dyshime ta bazuara se nuk e ka paraqitur situatën reale”, ka thënë Haradinaj nga Gjilani ku po qëndron për vizitë.

-Advertisement-

“Nëse ka përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-në të gjithë e kemi një bazë të përgjegjësisë, përfshirë edhe ambasadorja” ka deklaruar më tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera