Fun & Video

Hapi me forcë dyert e sigurisë, ngeci mes xhamave dhe trenit që lëvizte me shpejtësi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 27 April 2018

Udhëtarja që hapi me forcë dyert e sigurisë, në një stacion trenash në Shangai të Kinës, ka mundur të lëndohej keq apo ta pësonte edhe me jetë.

Megjithëse kaloi në pjesën tjetër të platformës, dyert e trenit nuk u hapën dhe ajo ngeci në mes, transmeton Telegrafi.

Raportohet se donte të shkonte në punë, duke bërë që për një kohë të ngecte në një pozitë të pavolitshme, ku për fat të mirë nuk pësoi ndonjë lëndim.

-Advertisement-

Videoja që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë për të ngrehur vetëdijen, për të mos i hapur me forcë dyert e platformës, sepse makinisti nuk ka sinjal që të hapë dyert e trenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera