Hapet panairi “Gratë në Biznes”
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 July 2018
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizoi panairin “Gratë në Biznes 2018”, me ç’rast iu bë thirrje grave që merren me biznes për të dorëzuar sa më shumë projekte me qëllim të zhvillimit të bizneseve të tyre.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se ministria që ai drejton ka për prioritet të ndihmojë gratë në biznes, pasi kjo luan rol të madh në fuqizimin e prodhimit vendor.
“Sot ndjehem mirë që jemi në hapjen e këtij panairi, një panair tradicional tashmë i shndërruar, një panair që është një iniciativë e grave ndërmarrëse që ne edhe ne si ministri edhe si ministër kemi prioritet t’i ndihmojmë gratë në biznes, t’i mbështesim që sa më shumë të ketë iniciativa të tilla për ta fuqizuar prodhimin vendor dhe artizanatet”, tha ai.
Hasani ftoi gratë që merren me biznes ta shfrytëzojnë mbështetjen e ministrisë për të dorëzuar sa më shumë projekte. Ai gjithashtu i ftoi t’i dorëzojnë të gjitha ankesat e mundshme, si dhe pengesat me të cilat ato përballen e gjatë zhvillimit të bizneseve.
“Unë do të dëshiroja që gruaja t’i fitonte ato të drejta me meritë, me punë dhe jo të kemi kuota kufizuese. Do të thotë gjithë ne t’i japim mbështetje e hapësirë që ato të drejta të fitohen me punë e ndërmarrje d.m.th me iniciativat e tyre, me zhvillim e bizneseve. Kjo është më e mira dhe më e drejta e çdo shoqërie. Faleminderit edhe njëherë sot për të gjitha gratë që e kanë marrë këtë iniciativë, po vazhdon kjo traditë dhe unë ju siguroj si ministër i Tregtisë dhe Industrisë se do ta keni përkrahjen e fuqishme timen”, tha ministri.
Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e organizatave dhe bizneseve, ministri Bajrami u premtoi mbështetje atyre, edhe pse si tha ai, një vendim i qeverisë së kaluar pamundëson mbështetjen financiare të organizatave që e kanë statusin e organizatave joqeveritare.
Sabina Lloqani, pjesëmarrëse në këtë panair, tha se ky panair i ndihmon shumë në promovimin dhe shitjen e punimeve artizanale.
“Mua më ndihmon shumë se më reklamohen punimet dhe njerëzit e shohin se edhe na mundemi, dimë dhe ia dalim”, tha ajo.
Ndërsa, përfaqësuesja e shoqatës së grave “Bletaret e Zofillisë”, Miradije Krasniqi tha se kanë përkrahje edhe nga komuna e tyre, Mitrovica.
Krasniqi: Ky promovim po na ndihmon shumë Video:
“Ka shitje dhe me më rëndësi është se produktin tonë po e shohin njerëzit. Ky promovim po na ndihmon më shumë se shitja se kur një produkt po promovohet atëherë po vjen edhe shitja”, tha ajo. Një ndër qytetarët e shumtë që kishin ardhur të shohin produktet e punimet e grave, Ramadan Ferizi, tha se duhet promovim dhe ndihmesë më e madhe ndaj këtyre grave.
“Na grave duhet t’u ndihmojmë, duhet t’i avancojmë. Të gjitha këto gra që janë sot shihet se kanë formuar shoqata, këto duan ndihmë e donacione, duhet shteti të përkujdeset për to, duhet të kenë përkujdesje të veçantë. Duhet të ketë donacione e mbështetje pak më tepër për to”, tha ai.
Të tjera
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...