Lajme

Hapet një qendër e re e testimit për COVID-19 në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 28 January 2022

Nga dita e nesërme, qytetarët e Prishtinës do të kenë edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjene për COVID-19.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në rrugën “Xhemajl Ibishi” do të ofrojë shërbimin e testimit për Covid-19 me orar të plotë, shtatë ditë në javë, nga ora 08:00 deri në 16:00

Kështu u bë e ditur nga një postimi i Komunës së Prishtinës në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke filluar nga nesër, me datë 29.01.2022, do të hapet edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.Ky vendim është marr me qëllim të zvoglimit të pritjeve të qytetarëve në Amf – Qendra Studentore te menza”, thuhet në njoftimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera