Lajme

Hapet një kapitull i ri për gratë në biznes, nënshkruhet marrëveshja e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave”

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 20 July 2026

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Zbatimit për projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”.

Kjo iniciativë synon të përmirësojë kushtet strukturore, individuale dhe sociale për gratë në Kosovë, duke rritur qasjen e tyre në tregun e punës dhe mundësitë për punësim, me fokus të veçantë te gratë nga zonat rurale dhe kategoritë më pak të përfaqësuara.

“Përmes këtij projekti do të mbështetet zhvillimi dhe përmirësimi i shërbimeve të punësimit, fuqizimi i kapaciteteve institucionale, orientimi në karrierë, aftësimi profesional dhe promovimi i politikave aktive të tregut të punës, me synim krijimin e më shumë mundësive për përfshirjen e grave në jetën ekonomike”, ka njoftuar Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.

-Advertisement-

Po ashtu, projekti parasheh bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale.

Ministria thotë se në këtë kuadër do të themelohet një grup i përbashkët pune dhe do të realizohet një vlerësim i nevojave, mbi bazën e të cilit do të planifikohen aktivitetet e mëtejshme në përputhje me objektivat e projektit dhe burimet në dispozicion.

“Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, e cila zbatohet në kuadër të marrëveshjeve dhe dakordimeve ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, duke dëshmuar edhe një herë partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy