Sport

Hapet kursi për trajnerë të licencës C UEFA

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 20 November 2017

Sot më 20 nëntor në Banjën e Pejës “ ONIX”, u bë hapja e Kursit për trajnerë të licencës C UEFA.

Në hapje të pranishëm ishin presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu, përfaqësuesi i ambasadës gjermane drejtori Dep. të Kulturës z. Marten Menger, delegatët e UEFA-s Igor Jankoviç e Piet Hubers, nga DFB-ja, instruktor i FIFA-s z. Horst Krieste, drejtori teknik dhe i kursit të FFK-së Micahel Nees si dhe instruktori nga DFB-ja z.Wolfang Grunert dhe znj. Sanije Krasniqi menaxhere e Programit Grasshorts.

Me rastin e hapjes duke i përshëndetur të pranishmit presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri tha: “ Është një moment i veçantë për FFK-në, që po fillojmë me një kurs të tillë. Duhet të falënderojmë Federatën gjermane më të madhën në botë e cila na ka përkrah në vazhdimësi sidomos gjatë rrugëtimit tonë dhe në pranimin tonë në UEFA dhe FIFA. Unë dua të falënderojë edhe vëllezërit Shoshi që na kanë ndihmuar vazhdimisht dhe sot janë mikpritës të këtij kursi. Unë i urojë edhe vijuesit e këtij kursi dhe FFK-ja do të vazhdojë fuqishëm të punojnë në edukimin dhe trajnimin e trajnerëve dhe kuadrove tjera”.

-Advertisement-

Ndërkaq, në fjalën përshëndetëse të tij për të pranishmit, të cilën e nisi në gjuhën shqipe përfaqësuesi i ambasadës gjermane z. Marten Menger, tha jam i lumtur që jam këtu dhe me vjen mirë që federata dhe shteti gjerman kanë ndihmuar FFK-në në të gjitha fushat dhe besojë se është e mirë që futbolli i Kosovës tashmë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar.

Image
Një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur delegati i UEFA-s z. Igor Jankoviç i cili theksoi se Kosova ka bërë përparime dhe është e barabartë me të tjerët. Ndërkaq, z. Horst Krieste, instruktor i FIFA-s dhe përfaqësues i Federatës gjermane, u shpreh se është shumë i lumtur që është në Kosovë dhe para se të vija këtu, nga DFB me thanë përshëndete shumë Kosovën. Me vjen mirë që ju po nisni një kurs të parin nën përkujdesjen e UEFA-s. Misioni i këtij kursi është zhvillimi i lojës së futbollit dhe stabilizimi i sa.

thotë Mandela edukimi ndryshon gjërat në botë. Ju mirë që po filloni nga licenca C se pa e pasur këtë nuk mund të shkoni për B si dhe nuk mund të shkoni për A pa e pasur B. Ju urojë që të shkoni sa më lartë. Në fjalën e tij duke i përshëndetur një për një të pranishmit drejtor teknik dhe i kursi i FFK-së z. Michael Nees, tha se FFK-ja ka organizuar edhe më herët kurse të tilla , por është i në rëndësie të veçantë sepse po hyn në sistemin e edukimit të UEFA-s dhe mendojë se ne do të vazhdojmë me edukimin e kuadrove edhe në të ardhmen. Në këtë kurs, i cili do të zgjasë dy javë dhe janë përfshirë veç meshkujve edhe femra që në fund do të pajisen me licencën C./Koha.Net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera