Lajme

Hapet fushata për sigurinë dhe shëndetin në punë

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 28 April 2017

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Bashkimin Europian Zyra në Kosovë dhe partnerët sociale e akterë tjerë organizojn hapjen e Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Objektiva e Përgjithshme e Fushatës mbi Sigurinë në Shëndetin në Punë Punë është promovimi dhe vetëdijësimi i shoqërisë kosovare mbi legjislacionin rreth sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kushteve e raporteve tjera të punës me impaktin pozitivë në punësim.

Ky projekt i financuar nga BE-ja është duke mbështetur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në përafrimin e legjislacionit të Kosovës në fushën e kushteve të punës me standardet ligjore të BE-së.

-Advertisement-

Eventi i Hapjes së Fushatës, organizohet në hapsirat e Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së.

Po ashtu më rastin e hapjes se fushatës për sigurinë dhe shëndetin në Punë në Sheshin Nënë Tereza hapet ekspozita apo punime në pikturë me temën “Siguria dhe Shëndeti në Punë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera