Auto&Tech

Hapet fabrika e parë e telefonave të mençur në Afrikë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 08 October 2019

Prodhimi i telefonave inteligjentë Mara me sistemin operativ Android ka filluar në një fabrikë në Kigali, kryeqyteti i Ruandës.

Fabrika ndodhet në një zonë industriale dhe punëson rreth 200 njerëz, 60% e të cilëve janë gra.

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame mori pjesë në fillimin e prodhimit dhe premtoi se telefonat e parë afrikanë do të jenë në dispozicion të qytetarëve të atij vendi me kredi pa interes deri në dy vjet.

-Advertisement-

“Njerëzit do të ndihmohen me qasjen në teknologjitë e reja. Telefonat inteligjentë nuk janë më një luks në botë, por një domosdoshmëri, ato janë bërë një domosdoshmëri e pashmangshme në një jetë të përditshme gjithnjë e në rritje,” tha Kagame.

Shefi i Grupit Mara, Ashish Takar theksoi se telefonat në Ruanda nuk do të montohen, por do të prodhohen.

“Hapja e fabrikës nuk është vetëm një ëndërr e realizuar për Mara, por është një ëndërr e realizuar për Ruandën dhe tërë Afrikën,” tha Takar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera