Lajme

Hapet Ekspozita: Mundësi të reja të Rrugës së Mëndafshit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 27 June 2024

Ekspozita, me temë “Mundësitë e reja të Rrugës së Mëndafshit, gjallëria e re për bashkëpunimin euraziatik”, që u hap në Umruqi , do të vazhdojë deri të dielën. Ajo ka tërhequr mbi 1 900 pjesëmarrës nga 50 vende, rajone e organizata ndërkombëtare, si edhe më shumë se 6 000 lloje produktesh.

Edicioni i sivjetshëm përfshin një hapësirë 140 000 metra katrorë, me katër zona kryesore ekspozimi: bashkëpunimi në investime, eksponatet ndërkombëtare, industritë e posaçme dhe prodhimi i pajisjeve.

Gjatë ekspozitës do të zhvillohen veprimtari për të lehtësuar investimet midis Kinës dhe vendeve të tjera, duke përfshirë ato të Azisë Qendrore dhe që marrin pjesë në Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal, për sa u përket prodhimeve bujqësore, tekstileve e veshjeve, energjetikës dhe industrisë kimike.

-Advertisement-

Kjo është e vetmja ekspozitë kombëtare gjithëpërfshirëse ku Kina dhe vendet e rajonit euraziatik mund të kryejnë shkëmbime dhe bashkëpunim në shumë fusha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera