Hapet edicioni i 17-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 04 July 2017
Në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me një ceremoni solemne u shënua hapja e edicionit të 17-të të Universiteti Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.
Shume etni, religjione, raca e diversitete të tjera ishin gërshetuar në këtë ambient, me qëllim të shënimit të ceremonisë hapëse të edicionit të 17-të të UVP-së, njëherësh programit më serioz të arsimit të lartë në vendin tonë dhe më gjerë.
I pari që iu drejtua audiencës ishte Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema. Ai i përgëzoi studentët pjesëmarrës në këtë program me këto fjalë:
“Në këto momente, më vie në mendje thënia e Nelson Mandelës,“Edukimi është arma më e fuqishme të cilën mund ta shfrytëzoni për ta ndryshuar botën”.
Uroj që një ditë, kur të bëheni udhëheqës të vendeve tuaja, në vend të luftës, të promovoni paqen, në vend të urrejtjes, të promovoni dashurinë, dhe ta shfrytëzoni këtë “armë” për të mirën e vendit dhe botës.
Duke ju përgëzuar secilin prej jush për pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme, ndjehuni të lirë që ta ndieni Universitetin e Prishtinës si shtëpinë tuaj, ndërsa Kosovën si shtetin tuaj.”
Ndërkaq, Rektori Dema falënderoi edhe profesorët të cilët kanë zgjedhur pikërisht UP-në për të kaluar afër dy javë përvojë akademike dhe për të shkëmbyer njohuritë e tyre me studentët dhe kolegët pjesëmarrës në këtë edicion.
Në anën tjetër, fillimin e edicionit të 17-të të Universitetit Veror e përshëndeti edhe ministri i Diasporës, z. Valon Murati.
“Ekziston një arsye e veçantë se pse ne e mbështetim Universitetin Veror të Prishtinës, përkundër asaj akademike. E ky është fakti që Kosova, edhe pse është një vend i vogël, ka një diasporë të madhe e të shpërndarë në mbarë botën. Rrjedhimisht, ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë secilën mundësi që t’i sjellim ata në vendlindjen e tyre, e UVP-ja është një edicion që e mundëson një gjë të tillë” tha z. Murati.
Ndërkaq, drejtorja e departamentit të arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Drita Kadriu e konsideroi “margaritar” UVP-në.
“UVP është një margaritar, i cili për çdo vit po rritet dhe vërtetë po i shton krenarinë UP-së dhe institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë” tha ajo.
Ky edicion i UVP-së ka mbledhë në Universitetin e Prishtinës rreth 350 studentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Këta studentë do të kenë fatin të kenë si ligjërues 11 profesorë ndërkombëtarë, të cilët në bashkëpunim me po aq profesorë vendorë do të ligjërojnë kurse nga lëmi të ndryshme si: sporti, bujqësia, shkencat shoqërore, ekonomiku, juridiku e të tjera.
Universiteti Veror do të mbahet në UP deri me 14 korrik 2017.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...