Lajme

Hapet edhe dega e dytë e AFK-së në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 11 September 2018

Nga sot të gjithë bujqit dhe bizneset e Pejës do të mund të marrin më shumë shërbime nga Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK) pas që ky institucion mikrofinanciar ka hapur edhe degën e dytë në këtë komunë.

Kjo është dega e 22-të që Agjencia Ke Financimit të Kosovë ka hapur në Kosovë.

Edmond Beqiri anëtari i Bordit të Agjencisë së Financimit në Kosovë (AFK) tha se ndihen krenar që fillimet e tyre i kanë në qytetin e Pejës ku ka nisur me një portofolio prej 2 milionë euro, ndërsa tani kanë arritur ta zgjerojnë portofolion e tyre në rreth 30 milionë euro.

-Advertisement-

Beqiri: Kemi arritur tek një portofolio rrerh 30 milionë euro

“Ne mburremi me atë se është institucion i cili është formuar në Pejë dhe i cili është i Pejës dhe në anën tjetër tash veç i ka bërë 22 degë në gjithë Kosovën. Kemi filluar nga një portofolio shumë e vogël me donacionin rreth 2 milionë euro, tash jemi ardhur deri tek portofolio rreth 30 milionë euro”, u shpreh ai.

Beqiri po ashtu u shpreh se misioni i këtij institucioni mikrofinanciar është human për të iu dal në ndihmë të gjithë atyre që nuk marrin përkrahje financiare nga bankat.

Beqiri: Misioni ynë është social

“Misioni jonë është mision social i cili si institucion është i formuar që të ndihmoj ata të cilët nuk i ndihmon banka ose ndonjë institucion tjetër…I dalim në ndihmë një njeriu ose një ndërmarrësi që ka një plan të biznesit, një vizion për me punua diçka dhe natyrisht këto vetë quhen mikrofinanciare sepse kanë të bëjnë me huadhënie me shuma të limituara….Agjencioni për Financim në Kosovë është institucion që është bërë lider në treg, ne kemi ndihmuar shumë biznese të vogla, kemi ndihmuar shumë bujqësinë, kemi ndihmuar shumë gratë e veja, kemi ndihmuar shumë gratë ndërmarrëse”, u shpreh Beqiri.

Klientët e Agjencionit për Financim në Kosovë mund të marrin këto shërbime: kredi familjare, kredi për biznes, eko kredi, kredi për regjistrim të veturave,etj.

Në hapje të kësaj pike ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Ndryshe, AFK operon në tregun financiar që nga vitit 1999 dhe degën e parë të saj e ka hapur në qytetin e Pejës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera