Lajme

Handikosi pranon donacion 70 karroca nga Izraeli

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 11 August 2022

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara “Handikos”, ka pranuar donacion prej 70 karrocave për personat me nevoja të veçanta, donacion që po jepet për herë të dytë nga Izraeli.

Me këtë rast të pranishmit thanë se këto karroca do ta lehtësojnë sado pak jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Drejtori i kësaj qendre, Afrim Maliqi ka falënderuar shtetin e Izraelit për ndihmën e vazhdueshme për këta persona.

-Advertisement-

Maliqi tha se për shkak të mungesës së mjeteve, detyrohen të funksionojnë me këso lloj donacionesh. Ai kritikoi edhe institucionet për mungesë përkrahjesh.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, tha se këto karroca janë të dedikuara enkas për këta fëmijë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u shpreh i lumtur me këtë donacion.

“Jam shumë i lumtur që jam sot këtu, ishim edhe me ministrin izraelit Frei në muajin prill kur bëmë dorëzimin e karrocave të para, ndërsa tash ka ardhur kontingjenti i dytë me 70 karroca dhe jam i lumtur që 70 fëmijë nga regjione të ndryshme do të përfitojnë nga këto karroca”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera