Hamza: Qytetarët të punojnë edhe në sektorin privat
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 31 October 2018
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar më shumë investime për zhvillimin e sektorit privat, pasi kjo do të motivojë të rinjtë për punësim.
Në takimin rajonal të ministrave të Financave në Shkup, me temën “Nxitja e zhvillimit ekonomik përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit perëndimor”, ministri Hamza veçoi fenomenin e ikjes së trurit nga rajoni.
“Ne duhet të investojmë që ta zhvillojmë sektorin privat në mënyrë që të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe ky sektor të motivojë të rinjtë dhe të rejat për punësim, dhe mos të shikohet sektori publik si mundësi e vetme për punësim. Kemi bërë progres por që kemi ende punë përpara nesh për ta thelluar këtë zhvillim”, tha ai.
Ministri Hamza tha se në fazat e ardhshme të politikë-bërjes duhet fokusuar në forcimin e institucioneve shoqërore.
“Ne duhet të ndryshojmë modelin tonë të rritjes ekonomike, për të mundësuar një zhvendosje, respektivisht “kërcim” të konsiderueshëm në raport me rritjen e deritanishme”, u shpreh ai.
Ndryshe, Kosova në dokumentin e saj më të lartë strategjik, e që është “Strategjia Kombëtare për Zhvillim”, ka renditur zhvillimin e kapitalit njerëzorë, si shtyllën kryesore të kësaj strategjie.
Të tjera
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...
-
Vuçiq “trishton” serbët: Nuk kam lajme të mira
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka lajme të mira për ...