Lajme

Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për lidership të ri që krijon perspektivë që të mos ikin të rinjtë

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 28 October 2024

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka qëndruar të hënën në Kamenicë.

Ai ka thënë se kjo komunë është një prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve.

E kjo siç thotë Hamza, për shkak të mungesës së perspektivës.

-Advertisement-

“Kamenica është njëra prej vendbanimeve me ikjen më të madhe të të rinjve për shkak të mungesës së perspektivës. Sonte i takova qytetarët e kësaj komune për t’iu treguar se ky vend ka shpresë”, ka thënë ai.

Më tutje, Bedri Hamza ka thënë se Kosovës i duhet një lidership i ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që e ndërton më mirë të sotmen dhe më sigurt të ardhmen. Ka nevojë për një lidership të ri, që e zhvillon ekonominë dhe krijon perspektivë të re, që të rinjtë të mos na ikin, por të qëndrojnë këtu, të krijojnë familje, t’i rrisin fëmijët dhe të punojnë në vendin e tyre”, ka thnëë Hamza.

Komuna e Kamenicës qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, parti që e ka pushtetin edhe në nivel qendror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera