Sport

Hamilton: Vettel nuk dëshiron të jetë shokë skuadre me mua

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 25 Gusht 2017

Ngasësi i Mercedes, Lewis Hamilton ka thënë se rivali i tij për titullin e kampionit, Sebastian Vettel nuk dëshiron të jetë shoku i tij i skuadrës në Formula 1.

Vettel ende nuk e ka zgjatur kontratën me Ferrari, e cila përfundon në fund të sezonit, ndërsa Mercedes ende nuk e kanë konfirmuar qëndrimin e Valtteri Bottas edhe për vitin tjetër.

Megjithatë, britanezi nuk e sheh veten dhe Vettel në një skuadër, “mendoj se kjo nuk do të ndodhë, nuk mendoj se ai dëshiron të jetë shoku im i skuadrës, asgjë nuk do të ishte e njëjtë në mënyrën se si funksionon ekipi”, ka theksuar Hamilton.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy