Hamilton, “pole position” në Spanjë, Vettel i dyti
Autori: Gazeta inFokus
15:48 | 13 Maj 2017
Binomi Mercedes-Ferrari shfaqet edhe në Çmimin e Madh të Spanjës, në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1.
Në pistën e “Montmelo”-së në Barcelonë, ai që shkëlqeu gjatë provave zyrtare ishte Hamilton, i cili dominoi gjatë gjithë kohës. Piloti britanik e fitoi “pole position”-in e kësaj gare me kohën 1 minutë 19 sekonda e 149 të mijtat.
Nuk ishte shumë larg tij, Sebastian Vettel që në çastet e fundit shënoi kohën e dytë më të mirë me vetëm 51 të mijtat më shumë se Hamilton. Edhe vija e dytë e startit të garës është përvetësuar nga Mercedes dhe Ferrari, me Valteri Bottas në vendin e tretë dhe Kimi Raikkonen në të katërtin.
Pas Mercedes e Ferrarit, skuadra që bëri paraqitjen më të mirë ishte Red Bull që siguroi vendin e 5 dhe të 6 me dy pilotët e saj.
McLaren shkaktoi surprizën e madhe në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Spanjës, teksa u përfshi në dhjetëshen më të mirë me Fernando Alonson. Piloti 35-vjeçar, për kënaqësi të publikut spanjoll u rendit në vendin e shtatë.
Gara e Çmimit të Madh të Spanjës do të zhvillohet të dielën dhe do të transmetohet në Top Channel në orën 14:00.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























