Hamilton flet për herë të parë për zhgënjimin në Abu Dhabi
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 18 February 2022
Lewis Hamilton ka thënë se humbja e titullit të tetë kampion bote, në garën me Max Verstappen, bëri që të përjetonte në periudhë shumë të vështirë dhe për këtë gjë, britaniku ka folur për herë të parë publikisht.
Pilotit të Mercedes, Hamilton iu mohua titulli i tetë i botës në Abu Dhabi, gjatë garës së fundit të sezonit, me “goditjen e nxehtë” të Red Bull, Verstappen arriti ta kalojë atë, pas vendimit të dyshimtë të Michael Masi.
Hamilton u zhduk më pas nga rrjetet sociale, duke ngritur spekulime se do të zgjidhte të largohej nga garat, por është rikthyer përpara kampionatit të ri për lancimin e makinës së re të ekipit të tij.
“Ishte një kohë e vështirë për mua dhe një kohë kur më duhej të bëja një hap prapa dhe të fokusohesha në të tashmen”,-tha Hamilton, i cili u shfaq së bashku me shokun e ri të skuadrës George Russell dhe shefin e ekipit Toto Wolff.
Më tej, Hamilton foli edhe për periudhën që kaloi jashtë vëmendjes së medieve dhe kohën që shpenzoi me familjen.
“Kisha familjen pranë dhe krijova kujtime të mrekullueshme. Përfundimisht arrita në një pikë ku vendosa se do të tentoja sërish, duke ardhur në një sezon tjetër dhe të punoja me Toton dhe George”, -shtoi piloti britanik.
Hamilton ka insistuar gjithashtu se ai kurrë nuk deklaroi se do të ndalonte garat dhe foli me zjarr për ‘privilegjin’ e punës.
“Kurrë nuk kam thënë se do të ndalem. Më pëlqen të bëj atë që bëj dhe është një privilegj të punosh me këtë grup të madh njerëzish dhe ndihesh sikur je pjesë e një familjeje. Nuk ka asgjë të ngjashme me të.”-u shpreh ai.
Komentet e Hamilton vijnë vetëm një ditë pasi drejtori i garës së Abu Dhabit, Masi u largua nga roli i tij. 37-vjeçari më parë tha se gara në Yas Marina në dhjetor ishte ‘manipuluar’ për t’i lejuar Verstappen-it të merrte fitoren.
Masit do t’i ofrohet një pozicion i ri në FIA dhe do të zëvendësohet nga Eduardo Freitas dhe Niels Wittich për sezonin e ardhshëm. Ai përfundimisht u hoq nga puna pas një rishikimi në filmin e fundit të sezonit të kaluar.
Një dhomë kontrolli virtuale do të jetë në dispozicion për të ndihmuar drejtorët e rinj të garave, ndërkohë që janë futur edhe ndryshime në rregullat e makinës së sigurisë për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.
Wolff i ka përshkruar ndryshimet novatore si ‘inkurajuese’.
“Unë mendoj se është shumë inkurajuese të shohësh se është ndërmarrë një veprim. Ka një strukturë shumë më të fuqishme tani dhe një strukturë mbështetëse për drejtorin e garave. FIA ka deklaruar se do të ketë një dhomë virtuale kontrolli të garave, teknologjinë më të fundit, dhe tani do të shkojmë, djemtë e rinj do të jenë në vend për testin e Barcelonës. Mendoj se janë hapat e duhur,”-deklaroi ai.

T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
































