Sport

Hamilton: Dua rinovimin me Mercedes, Senna idhulli im

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 18 December 2017

Katër herë kampioni i Botës në Formula 1 Lewis Hamilton, protagonist i një interviste të gjatë deklaron me binjde se ky nuk do të jetë viti i fundit për të me skuadrën e Mercedes.

“Objektivi im është që të arrij akoma më shumë.Aktualisht kontrata ime parashikon edhe një vit më tepër qëndrimi. Jam pjesë e skuadrës së Mercedesit që kur isha 13-vjeç prandaj e kam shumë të vështië ta imagjinoj veten diku tjetër. Me siguri që do të kemi mes nesh edhe një kontratë të tjetër të rinovuar.”

Lidhur me titullin e tij të katërt Botëror, piloti anglez i shpejtësisë shpehet se ky  sezon që e kurorëzoi atë sërish në fronin e F1 ishte i jashtëzakonshëm dhe falë punës së madhe në grup objektivi u arrit edhe për  këtë vit.32-vjeçari i rikthehet edhe të shkuarës me nota nostaloigjie por edhe krenarie për enrrdrën e bërë realitet.

-Advertisement-

“Tashmë jam pjesë e këtyre garave që prej 10 vjetesh dhe garoj me Mercedes prej 20 vitesh. U afeksionova me to që kur isha 5 vjeç kur bashkë më tim atë shihnim të garonte Ayrton Senna.Ayrton ishte i preferuari im, kisha gjithë librat posterat dhe kur kthehesha nga shkolla shihja gjithë videot e tij. I vogël ëndërroja dy gjëra, të bëhesha Superman ose si Airton Senna. Ëndërroja të zbrisja në pistën e F1 dhe po si ai të fitoja titullin kampion Bote. Mesa duket ja dola mbanë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera