Halucinacionet e Sheshelit: Në Kosovë lindin njerëz me dy koka
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 07 April 2018
Vojislav Sheshel ka folur mëngjesin e sotëm në tek “Programi i Mëngjesit” në kanalin kombëtar serb Happy TV, rreth pasojave të bombardimeve të NATO’s mbi Serbinë përmes uraniumit të varfëruar.
Lideri i Partisë Radikale Serbe solli si shembull rastin e prekjes nga kanceri të një ushtari italian në Kosovë.
Nëse gënjen dhia, nuk gënjejnë dot brirët e saj-u shpreh në mënyrë figurative Sheshelj duke përcjellë rastet e shumta të ushtarëve italianë të cilët kanë shërbyer në Kosovë dhe që janë sëmurur nga kanceri. Sheshelj u shpreh se shumë prej ushtarëve italianë kanë vdekur dhe ata që janë gjallë apo dhe familjet e të ndjerëve, kanë hedhur në gjyq autoritetet për dëmshpërblim.
Lideri radikal serb u shpreh se në Serbi në 20 vitet e fundit, janë shpeshtuar rastet e kancerit në formën e një epidemie ku mjaft prej të prekurve, janë mosha të reja.
Për Sheshelj, NATO nuk e ka goditur Serbinë vetëm me uraniumin të varfëruar, por edhe me lëndë të tjera kimike ende të panjohura. Si shembull Sheshelj solli tharjen e drurëve në oborrin e tij në Batajnica. Të njëjtin rast solli në vëmendje edhe drejtuesi i emisionit “Cirilica” po në Happy TV, Milomir Maric.
Sheshelj përmendi edhe raste të ndodhura në Kosovë si pasojë e kësaj katastrofe mjedisore të shkaktuar nga bombardimet e NATO-s. Në Kosovë u shpreh Sheshelj, kanë lindur shumë foshnja me dy kokë apo me një apo shumë gjymtyrë të deformuar.
Ndodhin defekte por problem është se rastet janë të shumta-është shprehur lideri radikal sërb dhe kjo nuk
Ai u shpreh se qeveria e mëparshme ka shkaktuar katastrofë të rëndë ekologjike në Baric ashtu sikurse kimikate nga më të rrezikshmet gjenden në një vend të sigurtë në kontroll të fshehtë shtetëror.
Në emision, në lidhje telefonike, ka ndërhyrë edhe një telespektatore nga Straževice ku është shprehur se nga tetë shtëpi që gjenden në këtë lokacion, në pesë prej tyre, banorët vuajnë me kancer.
Sheshelj nuk ka ngurruar të flasë edhe për rolin diplomatik të Sërbisë.
Ne kemi karshi disa fuqi armike dhe këto janë SHBA dhe BE. Kam jetuar 12 vjet në Bashkimin Europian dhe asgjë të bukur nuk kam parë përvec disa rojeve të burgut.
Ne (sërbët) vazhdimisht jemi përpjekur për të ndryshuar posesivitetin e tyre karshi nesh, por mesa duket kjo nuk është gjë tjetër vecse një iluzion-është shprehur Sheshelj.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...