Haliti: Rrëmbimi i policëve është bërë me urdhër të Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 17 June 2023
Deputeti i Pasrtisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur së fundmi për situatën në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se atje janë krijuar tri grupe që nuk janë të kordinuara me njëra-tjetrën, por të kordinuara me një qendër, “e cila është krijuar në qendër operative që është krijuar dhe funksionon në Kralevë”.
Ai ka thënë se të gjitha komunikimet i bëjnë me këtë qendër, e cila u jep urdhëra dhe i këshillon se çfarë duhet të bëjnë.
Ndërsa, për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, Haliti është shprehur se ata janë goditur përmes një lloj arme paralizuese, të cilën e përdorin shërbimet ruse dhe izraelite në luftë kundër terrorizmit. Sipas tij, rrëmbimi i policëve të Kosovës është bërë me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Dhe kjo armë është shumë e rrezikshme edhe për jetën e njeriut. Pra, kjo armë është përdorur kundër policëve të Kosovës dhe pastaj janë marrë dhe janë dërguar, ku janë dërguar atje në Serbi dhe janë dhënë aso lloj injeksionesh me qëllim që të mos kenë pasoja që pastaj të krijohen probleme të tjera dhe më të mëdha për qeverinë serbe. Pra, duke krijuar një qendër, një qendër operative në Kralevë, duke përdor nga njësia sepciale Kobra, e cila është e komanduar vetëm nga Vuçiqi dhe nga ministri brendshëm, atëherë vetëvetiu është e kuptueshme se kjo është bërë me urdhër të Vuçiqit”, ka thënë Haliti mbrëmë në Rtsh.
Ai ka apeluar që institucionet ndërkombëtare dhe mjekësia ligjore e ndërkombëtarëve të shkojnë dhe t’i vizitojnë policët e arrestuar në burg ose në spitalin e burgut apo kudo që janë, në mënyrë që të konstatohet gjendja shëndetësore e tyre. Kjo për shkak siç ka thënë ai, të përdorimit të armës që është shumë e rrezikshme.
Duke folur për situatën në veri, deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti me “veprimet e tij të pamatura e ka hequr systemin shtetëror që ka qenë në veri”.
Ai ka thënë se Kurti e ka të domosdoshme që nëse nuk ka vendosur në variantin nuk e bëj me paqe Asociacionin, “atëherë vetvetiu po shkon drejt asaj që situata të agravohet dhe të vendosen ndoshta, s’po them sanksione po të rivendoset administrata e UNMIK-ut në veri dhe të vendoset ai pushteti që po e quajmë ne Asociacion, ndoshta më keq se Asociacioni”.
Haliti është shprehur se Asociacioni nuk është përgjegjësi, nëse Kurti nuk dëshiron ta marrë këtë barrë.
“Asociacioni është nënshkruar në Bruksel, është nënshkruar nga kryeministrat e Kosovës dhe z.Kurti është zotuar me zabuar këtë marrëveshje të Brukselit në Ohër”, ka shtuar tutje ai.
Situata në tri komunat në veri të vendit është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.
Qeveria e Kosovës është kritikuar lidhur me veprimet në veri të vendit.
Të martën (13 qershor), është raportuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Ndërsa, të mërkurën (14 qershor) Bashkimi Evropian ka deklaruar se kanë vendosur të ndërmarrin masa ndaj Kosovës, por që të njëjtat nuk janë sanksione.
Të mërkurën (14 qershor) tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë në detyrë thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale. Tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe dje (17 qershor) i është shqiptuar masa e paraburgimit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të arrestuar në veri nga forcat serbe.
Ndërkohë, dje (16 qershor) në Leposaviq janë sulmuar ekipet e mediave. Policia ka informuar se në afërsi të komunës së Leposaviqit nga individë dhe grupe kriminale janë sulmuar fizikisht në mënyrë brutale 9 gazetarë të mediumeve të ndryshme të Kosovës dhe është hedhur një mjet, dyshohet shok bombë. “Bazuar në informacionet e deritanishme bëhet fjalë për nëntë gazetarë të sulmuar të cilët kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet pranë komunës së Leposaviqit, ku disa prej tyre përveç shqetësimeve kanë pësuar edhe lëndime të ndryshme trupore, si dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur nga PK.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...