Lajme

Haliti për draft-statutin e Asociacionit: E kam lexuar, ka vend për kritika – të punohet për interesin e përgjithshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 08 December 2023

Para një jave, Bashkimi Evropian u ka dorëzuar partive politike opozitare zyrtarisht draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Atë propozim e ka parë edhe deputeti Xhavit Haliti.

Ai për Front Online ka thënë që duhet të veprohet për interesin e përgjithshëm, dhe se takimi i paralajmëruar nga Presidentja, nuk mund të merren vendime për hatër të saj.

-Advertisement-

“Draftin e kam pa, jam dakord që të veprohet në përputhje me kërkesat që janë permanente që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive, të tjerat diskutohen gjatë dialogut dhe vendoset kur pjekën kushtet. Unë nuk besoj që ka me ju tregu diçka më shumë se sa e dinë të gjithë ata, dhe nuk e besoj që pse po i fton Presidentja në takim, mund të merren vendime për hatër të presidentes. Këto çështje janë çështje të interesit të përgjithshëm, dhe në përputhje me atë, duhet të veprojë qeveria, parlamenti dhe Presidentja si noterë mund t’i nënshkruaj materialet që i takojnë asaj”, deklaroi ai për Front Online.

Deputeti u pyet nëse ka vend për kritika në draft-statutin e Asociacionit.

Haliti për Front Online tha se duhet të plotësohen dëshirat e të dyja palëve.

“Sigurisht ka në disa çështje por unë jam ithtar i asaj që në marrëveshje në këto raste nuk mund të plotësohen këto dëshira vetëm e njërës palë, por duhet të ketë një harmonizim të çështjeve”, deklaroi ai.

Deri më tani ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga partitë opozitare për draft statutin e Asociacionit që e kanë pranuar tash e një javë.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë treguar që sot pas mbledhjes së partisë do të dalin pikërisht për këtë çështje të flasin para mediave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera