Haliti: Për 15 vjet është diskutuar për integrimin e veriut të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 07 December 2022
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të vendit.
Ai, në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë se zhvillimet në veri janë paralajmëruar shumë kohë më parë dhe s’janë çështje të sotme, duke shtuar se këto zhvillime kanë për qëllim destabilizimin e veriut, gjë që, sipas tij, po ndodh gradualisht.
“Zhvillimet në veri kanë qenë të paralajmëruara shumë kohë më parë, nuk janë çështje e sotme, por forcat regresive në veri në bashkëpunim me presidentin e Serbisë dhe me struktura të tjera, të cilat operojnë në variante të ndryshme, kanë bërë projektin që e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, i cili do ta destabilizojë dhe dezintegrojë veriun dhe kjo gradualisht po ndodh. Po ndodhin ngjarje që njëra pas tjetrës shkojnë në këtë drejtim”, ka thënë Haliti në Info Magazinë.
Ai tha se tash e 15 vjet është diskutuar për integrimin e veriut të Kosovës në institucionet e vendit.
“Po e krahasoj të kaluarën që për rreth 15 vjet është diskutuar për ta integruar veriun e Kosovës në institucionet e Kosovës, për t’i krijuar institucionet edhe pse kanë qenë të brishta, edhe pse dikush mund të thotë që nuk kanë funksionuar në përputhje me ligjet, ose kanë lejuar veprime të ndryshme kriminale në veriun e Kosovës, kjo qëndron, por ajo që ka qenë dhe është interes i Kosovës është integrimi i veriut të Kosovës”, ka shtuar ai.

Të tjera
-
Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NAT...
-
Vetaksident në Podujevë, nuk dihet nëse ka të lënduar
Një veturë nën rrethana ende të pasqaruara ka pësuar vetaksident sot në Poduj...
-
Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit
Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi në leximin e tij të rolit kushtetues ...
-
Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët
Përveç komunikacionit të ngarkuar, qytetarët e Prishtinës po përballen me sfi...
-
Tragjedi në alpet zvicerane, gjenden trupat e pesë skiatorëve mbi Zermatt
Një helikopter i kompanisë Air Zermatt transportoi ekipin e shpëtimit në vend...
-
Fatmir Limaj: Me inate, me ego s’ndërtohet shteti, lidership është kur e gjen zgjidhjen
Fatmir Limaj sot u rizgjodh edhe për katër vjet kryetar i Nisma Socialdemokra...
-
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta në Shqipëri, por mjekët specialistë mungojnë
Teksa Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, në vendin tonë mungon mjeku sp...
-
Rama ndan pamje të bukura nga Ura e Kukësit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Ura...
-
Humb jetën shqiptari në Itali, u përplas me veturë ndërsa po e ndiqte policia
Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti a...
-
Dështimi i 21-të për konstituim Kuvendi e mërzit edhe Bleron, ky është reagimi i tij
Edhe sot ka dështuar përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës....
-
Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh
Për një mjet shpërthyes po dyshohet tek ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu ...
-
Incidenti në veri, policia: Maturanti kishte ngjyrë në qafë, jo gjak
Policia e Kosovës ka deklaruar se maturanti i cili është paraqitur “me gjak” ...