Lajme

Haliti: Mbi 5 milionë euro dëmet e Vitisë nga kontrata kolektive

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 12 October 2024

Mbi 5.5 milionë euro janë dëmet e komunës së Vitisë të shkaktuara nga kontrata kolektive. Kështu ka bërë të ditur, kryetari Sokol Haliti.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti duhet t’i ndihmojë komunat në këtë drejtim, pasi humbjet e përgjithshme të Komunave shkojnë mbi 135 milionë euro.

“Komuna e Vitisë deri më tash ka mbi 5.5 milionë euro dëme nga kontrata kolektive, dëme që janë shkaktuar nga vendimet gjyqësore, përmbarues privat, kontratë të cilën e ka nënshkruar Qeveria e jo komunat dhe barrën e përgjegjësisë po e bartim ne për shkak të strukturave buxhetore dhe përmbaruesi po i merr prej kodeve të ndryshme. Edhe prej investimeve kapitale edhe prej listës së pagave, subvencioneve, prej mallrave dhe shërbimeve e kështu më radhë, që vërtetë po na lë keq edhe pamundësi për t’i kryer shërbimet elementare, me i implementua projektet por edhe me i ekzekutua pagat”.

-Advertisement-

“Ne Asociacioni i Komunave natyrisht kemi reaguar dhe kemi thirr takim me kryeministrin dhe ministrat e linjave takim urgjent, në mënyrë që ne me pas një mundësi vërtetë të rimbursimit Qeveria qendrore dhe me përmirësua këtë gabim të madh që po bie mbi supet e komunave. Në këtë rast, Vitia nuk është e vetme për shkak se komunat e tjera kanë nga 11 milionë, 10 milionë”, ka thënë Haliti per Eo.

Kryetari i Vitisë konsideron se qeverisja qendrore duhet t’i kompensojë edhe dëmet që na i ka shkaktuar deri tani.

“Sipas asaj që po deklaron Qeveria, faktikisht jo por ne do ta kërkojmë të drejtën tonë deri në fund, për shkak se Komunat nuk e kanë barrë kontratën kolektive. Në fakt e kanë barrë në mënyrë praktikë por formulo-juridike nuk e kanë, prandaj nuk është nevoja as financiare me pas e ku qeverisja qendrore mund të ndajë buxhet e ta rimbursojë dhe t’i kompensojë edhe dëmet që na i ka shkaktuar deri tani. Deri tani, është mbi 135 milionë euro në krejt Kosovën, ndërsa Vitia i ka mbi 5.5 milionë euro”, u shpreh Haliti, teksa kërkon bashkëpunim ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

“Vërtetë e humbin edhe besimin në institucione qendrore të Kosovës, për shkak të se institucionet qendrore dhe lokale duhet bashkëpunuar mes vete, në mënyrë që kontrata të rimbursohet dhe punëtorët e (arsimit) t’i marrin pagat e tyre por edhe shërbimet tjera të kryhen, edhe nga subvencionet të kryhen por të kryhen edhe investimet kapitale e implementimi i tyre”, u shpreh Haliti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera