Halimi, LDK: Kryeministri sorollatet poshtë e përpjetë, e tash e 45 ditë Qeveria pa Ministër të Shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 20 November 2022
Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se ka 45 ditë që Qeveria Kurti është pa Ministër të Shëndetësisë, por siç thotë ajo kjo nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi ka thënë se “Kryeministri po sorollatet poshtë e përpjetë” e ndërsa nga vendi kanë ikur 191 mjekë.
“S’ka rritje të pagës për mjekët që kanë mbetur, që nënkupton se ka heqje dorë nga luftimi i motivit të tyre për të ikur. As Ligji i Pagave s’duket kurrkund në horizont. S’mungojnë veç ministri e mjekët, por edhe barnat esenciale” ka shkruar mes tjerash Halimi.
Postimi i plotë:
Pse s’kemi ministër të Shëndetësisë?
Qeveria Kurti është pa ministër të Shëndetësisë tash e 45 ditë. Por, kjo s’është hera e parë që kjo pozitë u la bosh. Qeveria Kurti ishte pa ministër të Shëndetësisë edhe 45 ditë tjera në vjeshtën e vitit të kaluar. Pra, 90 ditë Qeveria Kurti s’ka pasur ministër për dikasterin më problematik dhe që prek direkt qytetarët e vendit. Kryeministri sorollatet poshtë-e-përpjetë nëpër Evropë, e këtë vit 191 mjekë kanë ikur nga Kosova, atdheu i tyre.
Shëndetësisë publike – pra, ajo shëndetësi që na takon të gjithëve, ajo shëndetësi e njerëzve që s’janë të pasur – i rrezikohet ekzistenca.
S’ka rritje të pagës për mjekët që kanë mbetur, që nënkupton se ka heqje dorë nga luftimi i motivit të tyre për të ikur. As Ligji i Pagave s’duket kurrkund në horizont. S’mungojnë veç ministri e mjekët, por edhe barnat esenciale.
Mungojnë edhe investimet kapitale për ndërtimin e hapësirave të reja shëndetësore; s’ka as aparatura – madje as mirëmbajtje të tyre kur ato ekzistojnë. Mos të flasim për sigurime shëndetësore, për sistem informativ shëndetësor. Askund, asgjë, asnjë hap!
E krejt këto mungesa të pashëndetshme s’janë rrjedhojë e mungesës së buxhetit.
Mbi 700 milionë euro të taksave tona po flenë në arkën e shtetit, dhe po tkurren nga inflacioni. Krejt kjo e ka një shpjegim: Kosova e ka një kryeministër që prioritet i ka videoklipet e udhëtimet e kota. Ndoshta, pas ish-ministrit të shëndetësisë që fluturonte si kryeministri tash, radhën e ka një ministër i shëndetësisë që merret me video-montazha?
Të tjera
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...