Lajme

Halimi: Kurti ka rënë në grackë të mënyrës se si dëshiron ta shohë Serbia

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 15 May 2023

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se kyeministri i vendit, Albin Kurti ka rënë në grackë të mënyrës se si Serbia dëshiron ta shohë.

Këto komente i bëri ajo gjatë diskutimit mbi zgjedhjet e mbajtura në komunat veriore të vendit, duke theksuar se Kurti që nga fillimi i këtij procesi nuk ka qenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Tani kemi një situatë komplekse në veri e që fatkeqësisht prej fillimit kryeministri Kurti nuk ka qenë me këtë rrugëtim bashkë me aleatët tanë, siç janë ShBA-ja dhe BE –ja, dhe këto situata të krijuara tani unë besoj që duhet t’i zgjidhë Kurti, sepse ka ra në grackë të mënyrës se si dëshiron ta shohë Serbia”, tha ajo në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.

-Advertisement-

Teksa shtoi se “duhet që patjetër të rekomandojmë Qeverinë Kurti që të jetë vigjilente, azhure për këto mënyra se si Serbia po përpiqet ta destabilizojë vendin vetëm e vetëm për ta vendosur Kosovën si një vend i cili është duke krijuar kriza dhe problem të tilla”.

Kurse Bashkimi Evropian ka thënë së zgjedhjet e mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike, për shkak të bojkotit nga shumica e qytetarëve në këto komuna.

Sipas deklaratës së zëdhënsit të BE-së, Peter Stano vetëm kthimi i serbëve në këto institucione ofron zgjidhje e që sipas tij, Kosova duhet ta bëjë këtë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit ishte 3.47 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera