Halimi i reagon Kurtit: Vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 14 November 2022
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, në lidhje me deklaratën e tij sot në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku tha se rritja ekonomike tek ne është më e madhja në rajon, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se derisa qytetarët të jenë duke u ballafaquar çdo ditë me kriza të shumëfishta, si rezultat i inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, kryeministrit i është kujtuar të propagandojë për rritje ekonomike.
“Derisa qytetarët janë duke u ballafaquar çdo ditë me kriza të shumëfishta, si rezultat i inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, kryeministrit i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, ‘rritje’ e cila është 5 herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20% në produkte bazike, sipas Bankës Botërore. Rritjen reale prej 3.7%, mundohen të na e shesin për 4.9%”, ka shkruar Halimi.
Ndryshe ajo ka shtuar se Kurti duhet të ketë të qartë se vendi nuk zhcillohet duke prezantuar një realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë.
“Kryeministri, duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë. Kjo arrihet me një program vizionar, i cili ngërthen në vete projekte madhore dhe politika të mirëstudiuara fiskale. Vizioni që s’e kanë dhe projektet që s’i pamë, janë arsyeja për pikën ku ramë”, ka shtuar Halimi./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:
Kurti tha se planifikon 4.5 miliardë euro investime në energji
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...