Lajme

Halimi: Fëmijët pa përkujdesje prindërore, Qeveria po i braktis pamëshirshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 28 December 2023

Sibel Halimi ka thënë se fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, abuzimit dhe keqtrajtimit rrezikojnë të mbesin në mëshirë të fatit.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se këtë fakt sipas saj, “e mësuam nga letra e hapur e dërguar sot nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në drejtim të Qeverisë”.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Mbi 3.4 milionë qytetarë udhëtuan përmes aeroportit “Adem Jashari” në vitin 2023
Fëmijët pa përkujdesje prindërore, viktima të dhunës në familje, abuzimit dhe keqtrajtimit rrezikojnë të mbesin në mëshirë të fatit.

Këtë fakt të trishtë e mësuam nga letra e hapur e dërguar sot nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, në drejtim të Qeverisë. Është absurde që shërbimet sociale për pjesën më vulnerabël të shoqërisë të rrezikojnë mbylljen, në një kohë buxheti i shtetit trajtohet si thes dhuratash fundviti.

Është po ky pushtet që këta fëmijë i shfrytëzon për fushata e qëllime elektorale, ndërsa kur duhet të bëj diçka konkrete dhe bazike për ta, i braktis pamëshirshëm. Politika shtetërore në Kosovë dhe njerëzorja nuk janë thjesht të ndryshme; janë bërë në fakt krejt e kundërta e njëra – tjetrës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera