Lajme

Halimi e LDK-së: Derisa kryeministri ligjëron për liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 28 October 2023

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur për mosreagimin e Kryeministrit, Albin Kurti ndaj grevës së minatorëve të Trepçës.

“Derisa kryeministri ligjëron për lidershipin dhe liderin vetëflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont?!” – ka shkruar Halimi në Facebook.

Me këtë fjali, Halimi i është referuar atyre që Kurti sot ka thënë për cilësitë fundamentale të liderit që e definojnë një lider të mirë dhe të madh.

-Advertisement-

“Derisa kryeministri ligjëron per lidershipin dhe liderin vetflijues, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ky lider në realitet nuk po shfaqet në horizont?!
Ata janë në grevë që pesë ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore.
Kërkesat për mirëqenie e dinjitet gjithmonë dhe gjithkund janë të drejta!”, ka shkruar Halimi.

Në ditën e pestë të grevës, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, tha se gjendja e minatorëve është e rënduar. Ai ka bërë të ditur se rreth 24 grevistë kanë marrë ndihmë mjekësore, teksa ka bërë të ditur se sot kanë pasur edhe një takim me zyrtarë nga Qeveria, por duke mos dhënë shumë detaje.

Kërkesat e minatorëve janë që pagat e tyre të dalin në mes datës 6 dhe 10 të çdo muaji, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera