Lajme

Halili: Ne duhet ti besojmë Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 27 March 2020

Profesori i shkencave politike, Zenun Hlili, ka thënë se deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës për të ecur përpara.

Profesori Halili për gazetën inFokus u shpreh se ky deklarim ka shuar të gjitha dyshimet që ngritën disa liderë në Kosovës, shkruan Gazeta inFokus

“Ditë më parë në Kosovë kemi qenë dëshmitarë se si kryeministri, Albin Kurti, dhe disa politikan të tjerë ngritin dyshimin duke deklaruar se ka një marrëveshje sekrete ne mes të presidentit Thaçi e akterëve të tjerë në Beograd e që pret të nënshkruhet, por kjo u hedhë poshtë të gjitha dyshimet, e në anën tjetër ishte LDK-ja me këmgulësi që nuk ka një planë të gatshëm, tani besojë që duhet të jenë të qartë liderët qka deklarojnë në publik”.

-Advertisement-

Profesori Halili që është nënshtetas amerikan shton se raportet me aleatin kryesor të Kosovës nuk guxojnë të cenohen dhe duhet të ruajtur

“Ne jemi dëshmitarë se Kosova aleatin kryesor e ka Amerikën dhe si e tillë duhet të vlërsohet dhe të ruhet. Derisa liderët në Kosovë nuk duhet që për interesat e tyre e popullizëm të rrezikohen këto marrëdhënie. Ne duhet të kemi besim të plotë në Amerikën”

Profesori shton se kjo deklaratë nga Administrata amerikan i ka hedhë poshtë edhe dyshimet nga disa përfaqësues të unionit evropian që po të njëjtit e kishin këtë dyshim se ka marrëveshje sekrete dhe për shkëmbim të territoreve./ Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera