Rozë

Hakohet instagrami i Selena Gomez? Publikohen fotografi 100% nudo të Justin Biber (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 28 August 2017

Ishin ndarë e ishin bashkuar për disa herë me radhë. Selena Gomez e Justin Bieber ka kohë që i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes së tyre, shkruan Gazeta Blic.

Madje këto ditë është bërë publike edhe lidhja e Selena Gomez me yllin ‘The Weeknd’, kur edhe janë publikuar disa fotografi teksa çifti po i kalonin pushimet së bashku.

Pavarësisht asaj se lidhja mes Bieber e Gomez ka përfunduar qe një kohë, thashethemet për këta të dy nuk kanë të ndalur, e madje tash ka filluar të qarkullojnë foto të ndryshme të tyre.

-Advertisement-

Një postim në rrjetin social “Twitter” ka bërë bujë të madhe kur është thënë se është hakuar llogaria e Selena Gomez në Instagram, shkruan Gazeta Blic.

Kjo ka shkuar edhe më larg kur është publikuar një foto e Justin Bieber, ku ai shihet plotësisht i zhveshur, ndërsa pjesa e përparme i është mbuluar me një “emoji”.

Pavarësisht kësaj, nuk dihet nëse kjo ka ndodhur ndonjëherë pasi që aktualisht në instagramin e Gomez, nuk ka asnjë fotografi të tillë.

Ditë më parë është raportuar për hakimin e shumë llogarive të yjeve botërore, e njëra ndër to thuhet të jetë edhe Taylor Swift fotot e të cilës janë fshirë plotësisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera