Lajme

Hakohet Banka Qendrore Ruse: 35 mijë dosje sekrete do të publikohen brenda 48 orëve

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 24 March 2022

Anonymous ka hakuar Bankën Qendrore Ruse, teksa kanë paralajmëruar se 35,000 dosje me marrëveshje sekrete do të publikohen brenda 48 orëve.

Kolektivi ndërkombëtar i decentralizuar i haktivistëve Anonymous njoftoi këtë javë se ka hakuar si në bankën qendrore ruse ashtu edhe në një fond pensionesh, raportojnë mediat e huaja.

Ky grup ka nisur një “sulm printer” dhe po përgatitet të sulmojë infrastrukturën fizike ruse.

-Advertisement-

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, Anonymous ka nisur një luftë kibernetike që ka konsistuar në hakerimin në faqet e internetit të mediave të qeverisë ruse dhe
shtetërore, sistemet e kontrollit industrial, faqen e internetit të Kremlinit dhe qindra kamera vëzhgimi në të gjithë Rusinë.

Një përfaqësues i kolektivit informoi Taiwan News se ka sulmuar fondin e pensioneve të Federatës Ruse (PFR) të martën (22 mars).

Sipas përfaqësuesit, Anonymous ka “fshirë” bazën e të dhënave, të dhënat e serverit dhe kopjet rezervë për fondin në shumë rajone të Rusisë. Rajonet e prekura përfshijnë Oblastin e Moskës,
Amur Oblast, Buryatia, Republikën Tuva, Smolensk Oblast, Pskov Oblast, Kaliningrad Oblast dhe Republikën Altai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera