Lajme

Hakmarrje e ashpër, vlonjati djeg qëllimisht 300 rrënjë ullinjsh 10-vjeçarë

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 15 July 2017

Policia ka vënë në pranga një 63-vjeçar pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të gjërë tokenë Selenicë.

Mësohet se i arrestuari është Ylli Hoxhaj, banues në fshatin Movrovë.

NJOFTIMI I POLICISË

-Advertisement-

Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë.

Shtetasi Ylli Hoxha, dyshohet se është autori i zjarrvënës së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera