Lajme

Haki Abazi qorton Haradinajn për ambicien për President, por nuk guxon t’ia përmend emrin

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 12 August 2020

Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka kritikuar ambicien e Ramush Haradinaj për tu bërë President i Kosovës. Ndonëse, Abazi nuk ia ka përmendur emrin kryetarit të AAK’së, por e ka lënë të kuptohet pasi ka përmendur përqindjen e votave të subjektit të Haradinaj.

Ai ka përmendur zgjedhjet në SHBA dhe ka bërë një krahasim me Kosovën.

“Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në SHBA. Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit. E gjithë kjo ndodhë kur në pushtet është një qeveri e zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë poashtu të sforcuar në mënyrë jokushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president.”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Ky degradim bashkë me heshtjen morbide të atyre që nuk ndaleshin duke gumëzhitur sikur një model par-excellence e yellow press, e si të qoroditur lemeritnin edhe në deklarimet e rrejshme të njerezëve më të korruptuar të sistemit PAN, është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtëzakonisht shumë”

“Askush, ama askush nuk e merrë seriozisht një qeveri Koti e aq më pak një grumbull hipokritësh e të pa zotë. Askush ama askush nuk do që të ndihmojë një pakt politiko- kriminal sepse tani të gjithë e kanë të qartë që janë bërë bashkë për të përmbysur demokracinë, vullnetin qytetar dhe mbi të gjitha janë bërë aradha e frikacakëve që e kanë ankth ditën e zgjedhjeve që po vjen. “Trimat” që nuk kanë guxim të dalin para qytetarëve, “trimat” që luftojnë një grua. “Trimat” që kanë lidhur paktin e heshtur kundër Kosovës krah për krah me Listën Serbe”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera