Lajme

Haki Abazi e quan Kurtin palaço pas takimit me Pamuk: As LGBTI+, as deputetët e besimit musliman nuk janë më naivë të të besojnë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 04 June 2024

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i emocionuar tregoi se gjatë vizitës në Turqi është ftuar në darkë nga shkrimtari i njohur turk Orhan Pamuk.

Abazi e quan Kurtin palaço duke thënë se vizitën e tij në Turqi po e bën pikërisht në nisjen e e javës së “Paradës së Krenarisë”, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se kjo vizitë e Kurtit është tendencë për të hutuar dhe për të krijuar shumicën për të kaluar në Kuvend, Kodin Civil.

-Advertisement-

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Sa keq që Orhan Pamuk nuk është i vdekur, me shku te varri me ja bë dhuratë një tufë Lule nga Holanda në mes të Stambollit bashkë me një vajzë, të bijën e JNAs dhe me lexu nje parathënie të librit të tij “Muzeu i të pafajshmëve”,  inspiruar nga “Fali o zot se nuk e dijnë se çfarë po bëjnë”.

Po vizita në Stamboll në Javën e Krenarisë në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë.

As LGBTQI as deputetët e përfaqësimit të besimtarëve musliman nuk janë më naivët për të besuar në përrallat e cirkut të një palaçoje që lulet e varrit i ka dëfrimin më të madh në karrierën e manipulimit komunist!

Edhe vajza 4 vjeç nga Gjakova ka mundur Te jetë një shkrimtare si Orhan Pamuk, por ajo u vra në duart e luleve të Holandës dhe për të nuk shkruan më asnjë njeri. Ajo është në pritje të luleve të freskëta nga Holanda!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera