Lajme

Hajredin Kuçi mohon se iu bastis shtëpia nga Specialja: Kam pas kontakt rreth punës që bëj atje, por jo bastisje

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 March 2024

Ish-Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar se i është bastisur shtëpia nga Dhomat e Specializuara, siç raportuan mediat sot.

Në një prononcim për Gazetën Express, Kuçi tha se ka pasur një kontakt rreth punës që bën, por se s’ka pasur bastisje në shtëpinë e tij.
“Jo, nuk ka pas bastisje. S’ka pas bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, ka thënë Kuçi.

Kuçi është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, që po mbahet në Hagë.

-Advertisement-

Ndryshe, bastisje po kryhen që nga mëngjesi në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera