Fun & Video

Hajnat i vodhën nga oborri shtresën e barit artificial (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 10 May 2018

Sue Scorer nga Livingston i Skocisë, nuk mund të besonte kur pa se i kishin vjedhur nga oborri, shtresën e barit artificial.

Pronarja 30-vjeçare, është mërzitur shumë nga ky rast, pasi shtresa i shërbente fëmijëve të sajë tetë dhe katërvjeçar, që të luajnë futboll, transmeton Telegrafi.

“Po i laja duart, kur pashë se trampolina ishte vendosur në anën tjetër, kur hapa roletat mbeta e befasuar me hapësirën që kishte mbetur gri”, kujton Scorer mëngjesin kur pa se çfarë kishte ndodhur.

-Advertisement-

Ende nuk dihet kush e ka kryer vjedhjen, që po konsiderohet më shumë si keq bërje, sepse shtresa nuk mund të përshtatet si duhet edhe në ndonjë vend tjetër.

Pasi i postoi në Facebook fotografitë e oborrit, shumë njerëz ndanë keqardhje me të, ndërsa njëri i ofroi një shtresë falas, që do t’ia mbulojë njërën pjesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera