Lajme

Hajnat vjedhin arkën e një argjendarie në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 09 March 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë është raportuar në komunën e Ferizajt, shkruan Gazeta Infokus.

Në  raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur kanë hyrë në argjendarinë e një qytetari nga ku i kanë vjedhur stoli të ndryshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

-Advertisement-

“VJEDHJE E RËNDËRr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 08.03.2021-NN. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në lokalin  argjendarinë e tij, me forcë kishin hapur kasafortën nga e cila kishin vjedhë stoli të ndryshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera